Në Shkodër të gjithë sytë dhe veshët i kanë tek Vllaznia. I këtij mendimi është gazetari i mirënjohur sportiv shkodran, Gaspër Marku.

Marku shprehet se dy ndeshjet e rradhës ndaj Partizanit dhe Kastriotit janë ato që do të vulosin fatin e sezonit të kuqebluve.

“Të gjithë në Shkodër sytë dhe veshët i kanë tek Vllaznia, te rikthimi i tyre pas asaj humbjeje 3-0 ndaj Egnatias në Rrogozhinë. Si do të reagojë Vllaznia këto dy ndeshje rradhazi?

Eshtë fati i gjithë sezonit. Të enjten në “Elbasan Arena”, Partizani-Vllaznia, ndeshja e parë gjysëmfinale e Kupës së Shqipërisë dhe pastaj të hënën pasdite në “Loro Boriçi” për ndeshjen e ardhshme, Vllaznia-Kastrioti për kampionat.

Këto dy ndeshje janë ato që vulosin vazhdimësinë dhe fatin e Vllaznisë”,-tha gjatë prononcimit të tij, gazetari i njohur sportiv shkodran, Gaspër Marku.
Maringlen ZHIVANI