Nje ndeshje “e çmendur” ka qene ajo e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Teuta ka qene ne avantazh 2-0, por ne fund Partizani ndonese me 10 lojtare ia ka dale te permbyse shifrat dhe te fitoje me rezultatin 3-2.
Durrsakët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pasi krijuan raste dhe gjetën dy herë rrugën e rrjetës. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, pasi trajneri Kërnaja vendosi të hidhte në fushë lojtarët e ekipit B, Kontreras dhe Kola. Të kuqtë u ngjallën dhe ishte Kontreras ai i cili shënoi brenda pak minutash dy herë për të rihapur ndeshjen, ndërsa durrsakët kishin gabuar penallti me Zelën.
Kontreras më pas la fushën e lojës me të kuq dhe ndërsa Teuta kërkonte avantazhin, ai erdhi për Partizanin që fitoi penallti dhe e realizoi me Tomën, duke regjistruar përmbysjen që i dha tre pikë të arta për moralin dhe klasifikimin.
Nje fitore qe “i jep zemer” te kuqve per ta kaluar momentin e veshtire ku ndodheshin dhe si rrjedhoje tashme ata do te shohin perpara, pikerisht per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luajne pas dy javesh ndaj Vllaznise.
TEUTA 2-3 PARTIZANI
32′ Maçolli, 40′ Toli / 58′, 66′ Kontreras, 86′ (p) Toma







