Sa herë që kohët e fundit bie fjala te futbolli, natyralisht që mendja me shkon te Shkodra, Vllaznia dhe futbolli i saj që po kalon vite ngërçi, ngërç që sivjet duket se e ka ngërthyer keq e duhet një terapi e saktë e menaxhim i kujdesshëm që të mos e zhysë ne Kategorinë e Dytë qytetin simbol te futbollit shqiptar. E po ti shtoj kësaj situate dhe një pyetje retorike të B. Dizdarit “Shkoder, a nuk e kupton se nuk të duan?” ndjej një lloj revolte dhe sado që e kuptoj shumë mirë Besnikun, nuk mund të mos shtroj edhe une pyetjen tashmë jo fort retorike: Shkoder, a nuk e kupton se me futbollin ke gabuar? Eshte një pyetje e gjerë, me përmbajtje përgjigjesh, justifikimesh e diskutimesh te shumta. Por qe te jem me konkret me “terapinë” që ka nevoje Vllaznia: Mbas pak ditësh zhvillohen zgjedhjet e organeve të FSHF, Kryetarit dhe KE të saj. Jane organet qëndrore të futbollit, janë subjektet te cilave u drejtohet Dizdari me analizën dhe pyetjen retorike e tij, janë organe të cilat ka rrezik të mos kenë ne vitet e ardhshme asnjë përfaqësues të Shkodrës futbollistike. Dhe kjo në një kohë që për herë të parë mbas shumë e shumë vitesh një pinjoll i mjeshterisë futbollistike shkodrane tenton të ketë një vend në KE te FSHF, nje perfaqesues i tille te cilin Shkodra duhet ta ketë patjetër atje, një përfaqësues i tillë që i bën nder futbollit shkodran duke kapërcyer fazat e përfaqesimit të kryeqytetit historik te futbollit nga diletantizmi dhe amatorizimi, pa mohuar absolutisht dëshiren dhe angazhimin e tëe deritanishmëve, por ne te njeten kohe edhe duke pranuar se zeri i tyre deri tani ka qenë i vakët, i pandigjueshëm praktikisht atje ku duhet te ndigjohet fuqishëm. Mekanizmi zgjedhor i organeve qëndrorë te FSHF është i atillë që jo vetëm Vllaznia duhet te mbështesë Fatbardh Jeren, por Bardhi te konsiderohet si zëri i futbollit jo vetëm i Shkodres, por dhe Lezhës, Koplikut, Pukës, Velipojës, Krujës, Laçit apo Kukësit e Tropojës dhe jo vetëm i klubeve respektive të tyre të futbollit te cilat me votat e tyre do të percaktojne përbërjen e re të KE javen e ardhshme, sepse Vllaznia me simbolet e saj ka përfaqësuar dhe perfaqëson denjësisht dhe këto treva veriore futbolldashëse që e identifikojnë veten dhe suksesin e Vllaznisë me vetveten, se në fakt Vllaznia është dhe e tyre.
Në kushtet e sotme të ekonomisë së tregut, konkurrencës me të gjithe elementet e saj eshte e domosdoshme nje perfaqesim i denjë, gjithëpërfshirës dhe cilësor. Dhe me Bardh Jerën, eksperiencën, kualifikimin, të kaluarën sportive dhe performancën e tij Shkodra do dhe duhet të ketë zërin e saj aktiv ne qëverinë e futbollit shqiptar, ate që ka munguar prej vitesh. Shpresoj shumë se me Jerën në FSHF edhe pyetja e Dizdarit “Shkoder, a nuk e kupton se nuk të duan?” do të jetë e pakuptimtë! Dhe me këtë hap te filloje dhe rizgjimi i Vllaznise dhe zenia e vendit qe i takon asaj ne piramidën futbollistike shqiptare, atje ku në fund te fundit gjithë opinioni sportdashes shqiptar do qe ajo te jete.
Përse duhet një shkodran në Komitet dhe kush është sfida e Jerës
Opinion Nga Roland Luçi