Viti 2021 do të jetë ai i një rikthimi të madh edhe në arenën ndërkombëtare. Zlatan Ibrahimoviç, sipas mediave italiane këtë vit do të shënojë kthimin e tij në radhët e përfaqësueses së Suedisë, nga e cila ishte tërhequr 5 vite më parë, pas Euro 2016.
Sulmuesi suedez ishte përplasur disa herë në publik me trajnerin Jane Anderson gjatë këtyre viteve. Por forma që po kalon ai, pavarësisht moshës që ka, e ka bërë përsëri një prej më të mirëve në qarkullim dhe një përfaqësuese si Suedia nuk ka luksin që të lërë jashtë një lojtar të këtij kalibri.
Sinjalet e para u dhanë pas një takimi mes palëve në nëntor, ku trajneri dhe Ibra sqaruan pikëpamjet e tyre rreth debateve të së kaluarës. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, pritet që në javët e ardhshme të merret vendimi përfundimtar dhe t’i komunikohet edhe publikut.
Sigurisht, Ibra duhet të pranjë se nuk e ka të sigurt vendin e titullarit, por në vitin e fundit te Milani ai ka treguar mjaft mirë se është një lojtar skuadre e kësisoj, është gati edhe për këtë detyrë të re në radhët e përfaqësueses që kërkon të bëjë sa më mirë në Europian. /vipsport/