Ish-futbollisti dhe trajneri i Vllaznisë, Astrit Hafizi, e sheh si shumë të çuditshme situatën ku gjendet Vllaznia nëse është e vërtetë që te klubi shkodran shpenzohen 72 milionë lekë (të vjetra) në muaj. Në studion e “Zona Gol” ai deklaroi se me një shifër të tillë të shpenzuar, duhej të diskutohej nëse Bashkia kishte apo jo faj. “Në vitin 2007, kur isha trajner i Tiranës, kaq ishte rroga mujore për klubin. Ishin në bordero, kam qenë prezent kur vija firmën.
Është shumë, nëse ajo e ka marrë përsipër të paguajë 70-72 milionë në muaj, duhet të pyesim nëse bashkia ka faj për këtë gjendje të skuadrës apo jo. Nëse janë rroga, është shifër e lartë. Pastaj duhet pyetur nëse u kanë shkuar lojtarëve apo jo, kjo është gjë tjetër. Nëse ekziston që është dhënë nga bashkia, mund të thuhet se nuk ka faj. Por nëse diskutohet nëse duhet edhe president apo jo, mund të marrë shembull nga Kamza, që ka edhe Mziun, edhe Qarrin”, tha Hafizi.