Tre ndeshje me kombëtaren U15, tre gola per sulmuesin shkodran Alen Vukaj. Nje ecuri fantastike me fanellen kuqezi e lojtarit te Interit i cili nuk ka hezituar t’i tregoje vlerat e tij me te mira ne ndeshjet e turneut ‘UEFA Development” qe u zhvilluan ne Shqiperi ne datat 2-7 nentor.

Pas golave te shenuar ne ndeshjet ndaj Ishujve Faroe dhe Sllovakise, djaloshi shkodran e ka bere kete gje edhe ne ndeshjen e sotme ndaj San Marinos kur ka shenuar serish.

Pjesa e parë e takimit ishte e balancuar, me kuqezinjtë që krijuan disa raste të mira shënimi, por nuk finalizuan dot, teksa mbajtën e kontrolluan mirë topin përgjatë 40 minutave. Me fillimin e fraksionit së dytë, kuqezinjtë gjejnë më në fund golin e avantazhit me Alen Vukaj.

Në minutën e 52-të të takimit, Mateo Deda jep një kros të bukur brenda zonës kundërshtare, që gjehet mirë nga Alen Vukaj. Djaloshi shkodran e gjuan bukur topin me kokë dhe e dërgon në fundin e rrjetës, duke kaluar në avantazh skuadrën.

Kuqezinjtë marrin zemër dhe në minutën e 76-të gjejnë edhe golin e dytë me Emiljano Mihanën dhe perfundimisht Shqiperia U15 e fitoi kete ndeshje me rezultatin 2-0.

Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë U-15 në këtë turne, teksa në sfidën hapëse mundi Ishujt Faroe me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë, kuqezinjtë u mundën me shifrat 4-3, teksa përballja e sotme kundër San Marinos ishte ndeshja e fundit e turneut.

Në fund të këtij kompeticioni, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë, teksa në vendin e parë me pikë të plota renditet Sllovakia me 9 pikë. San Marino renditet në vendin e tretë me tre pikë, ndërsa Ishujt Faroe nuk morën asnjë pikë në këtë aktivitet.