Java e 9-te e kategorise se pare ka dhuruar disa rezultate interesante qe kane sjelle edhe nje permbysje te renditjes. Tashme Dinamo e Flamurtari jane barazuar ne krye te renditjes, nderkohe qe surpriza e madhe e kesaj jave ka qene fitorja e Beses brenda ne Puke ndaj Terbunit, fitore e cila e ka ngjitur ne vendin e trete.

Por per te pare me konkretisht se çfare ka ndodhur ne kete jave te kampionatit te kategorise se pare, mund te ndiqni me poshte analizen e specialistit te futbollit Besnik Duli, enkas per “Shkodra Sport”:


Terbuni – Besa (0-1)

Para sfides pak kush e mendonte kete rezultat me fitore te Beses. Ekipet kane objektiv fitoren, me vendosjet taktike te tyre jane: Terbuni 3-4-3 dhe Besa 4-3-3. Terbuni behet zoterues i topit dhe repartet funksionojne mire. Topi luhet shtruar dhe me mendim, duke krijuar raste te shumta per shenim, por aftesia e portierit dhe e mbrojtjes se Beses behen pengese per shenimin e golit. Edhe e pjesa e dyte eshte e luftuar me raste, ku ekipi vendas ka epersi, por nuk konkretizon dot dhe Besa eshte me cinike ne kete pjese dhe mjaft e organizuar, sidomos ne mbrojtje e me nje kundersulm arrin te shenoje ne te 75-ten.


Tomorri – Beselidhja (2-1)

Pritej kthesa e Beratasve, ku trajneri Arberi e kishte vendosur ekipin ne fushe me formacionin 4-3-3, kurse Lezhjanet luanin me 4-4-2. Loja eshte mjaft e zjarrte, me veprime te organizuara e me qarkullim topi per t’u admiruar nga dy ekipet, te cilat krijojne raste te shumta ne portat respektive, por humbasin shume. Me kembengules jane vendasit, te cilet shenojne ne te 30-ten. Ne pjesen e dyte trajneret kane ndryshuar ne vendosjet e tyre. Tomorri rreshtohet me shume forca ne mesfushe per te mbrojtur rezultatin, kurse Beslidhja eshte e destinuar te kerkoje lojen ofensive, me qarkullim topi e pasime vertikale qe vene ne veshtiresi mbrojtjen vendase, por pa arritur te shenojne. Ne nje goditje standarde jane vendasit qe arrijne golin e sigurise ne te 60-ten. Beslidhja perseri luan bukur, ka fantazi dhe nuk leshon ne loje, beson dhe ne nje nga keto aksione shenon ne te 65-ten. Loja behet me e bukur, me sulme e kundersulme nga te dyja skuadrat. Miqte jane me kerkues dhe mund te barazonin, por penalltine e Lezhjaneve e pret portieri Beratas.


Dinamo – Turbina (2-0)

Nuk ishte e lehte kjo fitore e Dinamos, edhe pse ishte e pritshme para sfides. Vendosjet takt ishin per te dyja ekipet 4-3-3. Dinamo nuk eshte e sigurte ne qarkullimin e topit e ne krijimin e aksioneve te rrezikeshme, ku me te organizuar jane miqte qe mbrohen dhe dalin me mendim te qarte ne sulme, me pasime te sakta por ne momentet para porte nuk kane saktesine e duhur. Ne te dyten ka levizje ne vendosje. Dinamo eshte me e vendosur e kerkuese per te zoteruar mesfushen dhe topin dhe te krijoje aksione per gol, por ekipi mik mbrohet mire e nuk le hapesira per Dinamovitet. Miqte mbesin me 10 lojtare dhe kane veshtiresi ne organizim. Dinamo krijon sulme e ne nje prej tyre, ne minuten e 83-te shenon golin e pare, por loja me pas eshte e luftuar nga te dy ekipet dhe Cerrikasit per pak barazuan dhe kur loja po mbyllej, vjen goli i dyte i sigurise. Dinamo fitoi, por nuk i shprehu vlerat e saj me te mira.

Burreli – Apolonia (1-1)

Te dyja skuadrat prodhuan shume pak nga ajo qe pritej, duke ditur objektivat qe ka secili ekip. Pjesa e pare luhet ne mesfushe dhe topi zoterohet sa te njera skuader te tjetra, duke ndertuar pak sulme ne portat respektive. Ne te dyten Matjanet jane me kerkues dhe me te rrezikshem ne zonen Fierake, duke funksionuar mire ne te gjitha repartet ne dy fazat e lojes, por goli vjen ne te 69-ten minute. Loja merr zjarr, pasi lojtaret miq nuk pranojne te humbasin. Kur loja po shkonte drejt fundit, fieraket arrijne barazimin ne te 86-ten dhe mund te kishte fituar ne shtese me nje rast te paster.


Oriku – Korabi (1-1)

Luhet me ide e synim vetem fitoren. Loje mjaft e forte ne mesfushe, ku luhet fort per topin e pare dhe qellimi eshte ndertimi i sa me shume sksioneve per gol. Dibranet dominojne mbi vendasit dhe ne te 28-ten kalojne ne epersi. E dyta nis me gol per vendasit, qe kane pretendime per faull. Sulmet jane te orgsnizuara e mjaft te studiuara nga te dyja ekipet, por rastet me te pastra i paten miqte.

Lushnja – Luzi (2-2)

Luhet me vrull e deshire nga vendasit, te cilet zoterojne mesfushen dhe organizojne 2-3 aksione te bukura me dalje ne mbivendosje dhe vertikalizim topi, por pa arritur te shenojne deri ne te 15-ten minute, ku ritmi i Lushnjarve bie si rezultat i ngritjes se lojes se miqve, te cilet u liruan nga ana psikologjike dhe jane ata qe vallezojne ne fushe. Kerkojne golin me pasime e kombinacione te bukura dhe ne nje prej aksioneve arrijne te marrin penallti. 0-1 per Luzin, qe nuk e ul ritmin, por shfrytezon mjaft mire amulline e mbrojtjes vendase dhe shenon edhe golin e dyte ne te 41-ten minute 0-2. Trajneri Tetova ben ndryshime ne skuader dhe kjo i jep tjeter frymemarrje. Repartet dhe lojtaret mbeshtesin mjaft mire njeritjetrin ne aksionet e shumta qe ndertojne dhe goli i pare vjen me penallti ne te 48-ten. Vendasit jane me agresiv e me kerkues per te shenuar. Loja e tyre eshte rritur ne krahasim me te paren dhe ne 83-ten fitojne penlltine e dyte, ku perseri Canka shenon duke barazuar rezultatin. Eshte po Lushnja qe ka dy raste te mira per shenim, por Canka nuk ka shenjesteren e duhur.


Skenderbeu -Flamurtari (1-1)

Ekipet vendosen taktikisht në fushë, Skenderbeu me 4-4-2 e Flamurtari me 4-1-4-1 ku te shikosh si hapen e si mbyllin hapesirat ne prapavije e si qarkullojne topin, duken si dy skuadra Superlige. Ne pjesen e pare me kerkues eshte Skenderbeu qe zoteron topin dhe e qarkullon ate mire duke dale rrezikshem e me mendim ne gjysmefushen vlonjate duke gjuajtur disa here, por portieri vlonjat eshte shpetimtar ne 2-3 raste nga pesimi i golit. Edhe vlonjatet mundohen, por nuk jane ne diten e tyre. Sidomos nje pjese e pare e ngadalte per ta, ne nisjen dhe perfundimin e aksioneve dhe si rrjedhoje gjithçka u mbyll 0-0. Me e bukur loja ne pjesen e dyte e cila i ka te gjitha brenda. Ritem te kenaqshem, luhet fort per topin e pare, ka pasime e vertikalizime te topit, skuadrat hapen e luajne ne bllok duke e zbukuruar me driblime e krosime dhe vijne edhe golat. Ai i vendasve nga nje godije kendi ne minuten e 54-te dhe loja behet edhe me e bukur ku Flamurtari sposton lojen ne gjysmefushen korçare dhe me shume pasime arrin te barazoje dy minuta me vone. Edhe pas golave, prape loja ka nje ritem te mire sidomos kjo per merite te Flamurtarit qe qarkullon e mban topin ne zoterim duke e bere lojen terheqese por jo qe te shfrytezoje epersine ndaj vendasve te cilet edhe ata mundohen te organizojne diçka por nuk jane ata te pjeses se pare. Kjo sepse u ka rene ritmi dhe shkohet ne finale me rezultatin 1-1, rezultat me te cilin duken te kenaqur te dyja ekipet.