Sot mbushen 4 vjet qe nuk eshte me mes nesh nje emer shume i njohur i volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, Viktor Jubanit. Ai u nda nga jeta pikerisht me 7 nentor te vitit 2018, pas nje semundje te rende.

Ne kete pervjetor te katert te ndarjes se tij nga jeta, kuptohet qe familjaret dhe miqte e tij kane nje arsye me shume per ta kujtuar këtë prind te mire, kete volejbollist të mirë, këtë trajner të mirë, këtë muzikant të mirë dhe po ashtu edhe njeri të mirë.

Viktor Jubani ka lindur në Shkodër në vitin e largët me 28 prill 1943 dhe rininë e tij do ia falte sportit të bukur të volejbollit teksa spikat duke luajtur me Vllazninë, Studentin, Dinamon, por edhe me ekipin tonë kombëtar në momentet më të lavdishme të volejbollit shqiptar.

Ka qenë pjesë e një brezi të shkëlqyer volejbollistësh si Haxhi, Fistani, Bakalli, Paloka, Bushati, Gjonaj, Sterkiq etj duke u vlerësuar edhe si “volejbollist i Shekullit” për SK Vllaznia duke lënë mbrapa shumë kujtime të cilat padiskutim do të kujtohen të gjithë jetën. Kujtimi i Viktor Jubanit për të gjitha këto, do të jetë i përjetshëm!
Gjergj KOLA