Në verën e vitit të kaluar ishte skuadra që u organizua më vonë në Superiore, por rezultoi një surprizë e vërtetë gjatë kampionatit, duke befasuar me lojën dhe rezultatet.

Mirëpo, Erzenit i përsëritet e njëjta histori edhe këtë sezon, teksa problematika që ka pasur klubi, ka bërë që sërish të organizohet me vonesë dhe të bëjë skuadër nga e para.

Me përjashtim të portierit Xhika, mbrojtësi i të majtë, Peposhi dhe atij të djathtë, Osmanllari, e gjithashtu kapitenit Krasniqi, askush nga titullarët e vjetshëm nuk kanë mbetur te shijakasit.

Aktualisht janë larguar Patrik Nonato, Adnard Mehmeti, Dejvid Kapllani, Elvis Kovaçi, Florijan Kadriu, Xhelil Asani, Ilirid Ademi, Nehar Sadiki, Marko Kriviçiç, Shefki Aliti, Ardit Iljazi, Amir Kahrimanoviç, Alen Rodriges, Vitor Leao dhe Enk De Soza.

Për të kompensuar këto largime, deri më tani klubi ka afruar emra si Adolf Selmani, Aldrit Oshafi, Kristi Kote, Juan Balanta, Olti Mehmeti, Alesandro Kacbufi, Flavio Meçja, Agim Zeka, Donaldo Açka dhe Aristoteles Romero. Trajneri Alfred Deliallisi pret që të ketë të paktën edhe shtatë afrime para startit.