Shkruar nga Gjergj KOLA
Arbitrimi në Shkodër ka patur në rradhët e tij shumë emra të cilët kanë lënë gjurmë me punën e tyre. Janë të shumtë ata që thonë se pavarësisht cilësisë, arbitrat shkodranë janë më të ndershmit në Shqipëri. Sot në fakt do të ndalemi tek një emër që ndoshta është lënë disi në harresë.
Dhe prandaj është detyra jonë si gazetarë për ta rikthyer në vëmendje. E kemi fjalën për 88 vjeçarin Skënder Bilali. Një emër i njohur si arbitër për vite me rradhë, kryetari i Kolegjiumit të Shkodrës, vëzhgues dhe anëtar i Komisioneve të FSHF. Një kontribut i shtrirë në vite, çka e lartëson edhe më shumë emrin e tij.
Skënder Bilali ka lindur në Shkodër më 16 qershor 1938. Sportin e futbollit e dashuron që në moshë të vogël, megjithatë më shumë i përkushtohej arsimit. Emërohet mësues në qytetin e Bajram Currit ku përveç kësaj detyre për 7 vite me rradhë, luan edhe futboll me ekipin e këtij qyteti, shkruan www.shkodrasport.com
Më pas transferohet në Koplik dhe rreth viteve ’70 do t’i futej fushës së arbitrimit në futboll. Me sakrificë të jashtzakonshme arrin të bëhet arbitër i kategorisë pare. Arbitron ndeshje të rëndësishme dhe vendoset në qendrën e vemendjes jo vetëm të opinionit, por edhe të medias sportive dhe në disa artikuj të “Sportit Popullor” cilësohet se “niveli i ndeshjes ishte nën nivelin e gjykimit të arbitrit Bilali”, apo “i kudondodhuri Bilali”, apo “mjeshtëria e gjykimit të Bilalit bëri që ndeshja të përfundonte pa konflikt”, apo “saktësia e gjykimit të arbitrit Bilali dha rezultatin që pritej”.
Pasi kap moshën e limitit të gjykimit, zgjidhet kryetar i Kolegjumit të Arbitrave të qytetit të Shkodrës dhe e drejton me përkushtim dhe me nivel shkencor atë nga viti 1992 deri në vitin 1996. Më pas e shohim në rolin e vëzhguesit të ndeshjeve deri në vitin 2000. FSHF e aktivizon si anëtar në Komisionin e Disiplinës nga 2002 deri 2004. Në vazhdim do të jetë nismëtar i gjykimit të minifutbollit e më pas do të kryente detyrën e vëzhguesit të arbitrave të kësaj loje.
Skënder Bilali ka vijuar të arbitrojë në futbollin e moshave në Shkodër deri në moshën 70 vjeçare dhe padiskutim që kjo e bënte atë të veçantë për përkushtimin që tregonte në çdo ndeshje për të vendosur drejtësi në lojën mes fëmijëve, citon Gazeta “Shkodra Sport”.
Së fundmi, ka tash 3-4 vjet që ky model i jetëgjatësë efektive ushtrohet në Kompleksin Zmijani dhe drejton aktivitetin e fëmijëve aty , në fundjavë, në ndeshjet e futbollit amator të fëmijëve do te gjendet kurdohere i pranishëm Skenderi,jo vetem ne ditet engrohta e me diell,por edhe në ditët me shi e bile edhe të ftohta ,që me shembullin e një prindi të mirë,një profesionisti nxit arbitrat e rinj në rrugën e gjatë e të ndershme të gjykimit,është pra një shembull praktik i njeriut etalon të të fleksibilitetit she shendetit që të jep marrja perherë me sport,e kjo jo vetëm per fë mijtë e traineret aty ,por edhe për prindërit e rinj.
Pasionin për arbitrimin Skënderi e transmetoi edhe tek i biri- Ditmari i cili filloi të spikasë që në moshë shumë të re dhe e vijon për disa vite me rradhë duke patur jo pak sukses, megjithatë karriera e tij për fat të keq nuk vazhdoi shumë gjatë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


