“Surpriza” e hidhur qe Kukesi pa asnje lloj pretendimi i shkaktoi sot Partizanit duke e eliminuar nga Kupa, ka bere qe te Vllaznia ta marrin edhe me seriozisht ndeshjen e neserme ndaj Erzenit. Jo se nuk e kishin marre me perpara, por sfida e sotme ne “Arena e Demave” tregoi se ne kupe gjithmone ka te papritura.

Pikerisht per kete arsye, stafi teknik i Vllaznise mesohet se ka vendosur qe neser te mos kete rrotacion ne formacio dhe ne fushe do te zbrese me shume mundesi 11-shja me e mire.

Ne porte do te jete serish Mehidri, nisur nga paraqitjet e mira qe po ben por edhe fakti tjeter qe Qarri vazhdon te jete ende me probleme. Ne mbrojtje me shume mundesi do te jete e njejta katershe, me Smajlin, Juriç, Stojanoviç e Hakaj.

Nje dileme e vogel ne mesfushe nese Sala do te zere vendin e njerit prej Krymit, Alivodes apo Boshnjakut, ndersa ne treshen e sulmit pritet te jete serish Mala, Gruda e Balaj.

Te pakten deri tani keto jane planet dhe ato deri para ndeshjes mund te ndryshojne, por gjasat jane te pakta qe trajneri Osmani te vendose ndryshe. E rendesishme eshte te shenohet sa me shpejt, per t’i hapur rruge permbysjes te rezultatit 1-2 te ndeshjes se pare./www.shkodrasport.com/