Ditet kalojne dhe dalengadale po afrohet eventi me i madh i boksit profesionist zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi, ai i 30 marsit ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres, organizuar nga vellezerit Ndou dhe kolegu i tyre Melser Abdyli.

Nje mbremje qe pritet te jete magjike sa i takon menyres se organizimit, cilesise se larte te ndeshjeve, por nje nga te veçantat e ketij eventi eshte padyshim pjesmarrja si i ftuar e nje emri shume te madh te boksit, amerikanit Roy Jones Jr, i cili ka qene nje nga boksieret me te mire ne historine e boksit boteror.

Pikerisht ky i fundit, permes nje video- mesazh, ka lajmeruar edhe pranine e tij ne Shkoder dhe kjo eshte diçka vertete e madhe sepse te kesh te pranishem nje personalitet te tille te boksit, nuk ndodh shpesh.

“Nje falenderim te madh per promotorin Mondi Ndou. Boksierja ime Ikram Kerwat dhe une jemi shume te emocionuar qe do te jemi ne Shkoder, Shqiperi per ndeshjen per titull me date 30 mars. E presim me shume kenaqesi dhe padurim pjesmarrjen tone ne kete event./www.shkodrasport.com/