Per momentin eshte sportisti me elitar ne Shkoder. Edhe gjate ketij viti qe po leme pas, ai ka bere gjithçka mire duke u shpallur kampion Europe ne Europianin e shteteve te vogla, ka thyer tre rekorde kombetare dhe ka fituar serish tituj kampion. Ai eshte atleti Franko Burraj.

Si rrjedhoje e ketyre rezultateve, gazeta “Shkodra Sport” i ka dorezuar ne ceremonine e mbremshme çmimin “Personazhi me i mire i vitit 2022”. Vete Franko sigurisht qe ndjehet i motivuar nga te tilla vleresime dhe kuptohet qe premton te tjera arritje ne te ardhmen. Nje gje te tille e ka bere ne intervisten e dhene per gazeten tone te cilen mund ta lexoni me poshte:


– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Personazhi më i mirë i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?

Realisht ky ishte nje vleresim shume i veçante nga ana e gazetes “Shkodra Sport”. E vleresoj si nje aktivitet qe nxjerr ne pah mundin dhe arritjet qe kemi arritur pergjate ketij viti.


– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?

Realisht ka qene viti me i sukseshem nga ana ime, me 3 rekorde te thyera. Njekohesisht edhe me medalje nderkombetare ne kampionatin Europian te shteteve te vogla si dhe vendi i 4-te ne Lojrat Mesdhetare. Ishin arritje te mira per mua dhe si rrjedhoje jam i kenaqur me ato çfare kam bere.


– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?

Uroj nje vit sa me te mbare per te gjithe, ne veçanti te gjithe sportisteve te Vllaznise. Nje vit me sa me shume rezultate te mira.


– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?

Ne kemi filluar pergatitjet qe nga muaji shtator per garat dhe aktivitetet e vitit 2023. Shpresojme qe kete vit te marr disa medalje qe me mungojne, por dhe te thelloj rekordet e mia.
Intervistoi: Gjergj KOLA