Revista e përjavshme “Sportweek”, botim i të përditshmes sportive më të madhe në Itali “La Gazzeta dello Sport”, ka botuar dje një speciale ku ka renditur 20 lojtarë më të mirë në Botë të moshës deri 20 vjeç.

Revista ka përzgjedhur 80 lojtarët më të mirë sipas saj dhe në mes tyre ka përfshirë edhe futbollistin shqiptar Marash Kumbulla. i cili është pjesë e ekipit Verona në Seria A dhe njëkohësisht pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

Surpriza e kësaj reviste bëhet edhe më emocionuese kur Kumbulla renditet i 19-t, pra në mes 20 më të mirëve nga e gjithë bota. Ky vlerësim vjen edhe me një prezantim të këtij lojtari, shoqëruar me një foto të tij dhe me një biografi të shkurtër sportive (kjo vetëm për 20 të parët).

Ja dhe komenti i gazetarëve Lucha Banchini dhe Giulio Di Feo:

“Një nëndetëse e dalë në sipërfaqe papritur. Dikush dyshon që është një “top”, por për gjashtë muaj ka bërë paraqitje në niveletë larta. Titullar i padiskuetueshëm me Veronën, duke bër që të luajnë nga vendi për të ekipe si Inter, Juventus, Lacio, Napoli etj.

Për një që luante para 18 muajsh kundër të rinjve të Empolit, gjërat do të kishin shkuar edhe më keq. I përqendruar, i qetë, me personalitet perfekt për një mbrojtje me tre që spostohet në katër, gjë e frekuentuar që me të rinjtë.

Por kujdes e paradoks, një nga mbrojtësit më të mirë të shkollës italiane, por që luan për Shqipërinë, kombi i prindërve të tij, me të cilën ai ka zgjedhur të luajë dhe nuk e ka mohuar asnjëherë”.

Për të shuar kureshtjen e lexuesve të “Shkodra Sport”, në vendin e parë në këtë përcaktim të 20 më të mirëve në Botë Under-20, është anglezi Jadon Sancho që luan me Borusia Dortmund në Gjermani.
Namik Mehmeti

Firenze- Itali,30 gusht 2020