Pas trajnereve te ekipeve U21, U19 dhe U17, te Klubi dhe Akademia Vllaznia jane perzgjedhur edhe trajneret e ekipeve te tjera te moshave te cilet duke filluar nga neser e pasneser do te startojne me procesin stervitor.

Keshtu, mesohet se trajner i ekipit U15 eshte caktuar Brikeno Bizi, i ekipit U14 Astrit Prençi dhe i ekipit U13 Fatjon Hasani. Ja njoftimi i Akademise Vllaznia per kete gje:

Ditën e martë dhe të mërkurë do të nisin stërvitjen edhe tre ekipe të tjera të Akademisë Vllaznia. Kështu, ditën e martë, në ora 16.00 do të zbresë në fushën e stërvitjes ekipi U15 që në sezonin e ri do të drejtohet nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Gjon Kola.

Ndërsa ditën e mërkurë do të nisë stërvitjen ekipi U13 në orën 16.30, ekip ky që do të drejtohet nga trajnerët Fatjon Hasani dhe Haris Dalipi. Ndërsa ekipi U14 që do të drejtohet nga trajnerët Astrit Prençi dhe Gjengis Bandula do të nisë stërvitjen në ornë 15.00.

Ftojmë të gjithë futbollistët e këtyre ekipeve, por edhe të tjerë të rinj që duan të rregjistrohen në to, të paraqiten pranë fushës “Reshit Rusi”.