Te Vllaznia aktualisht jane plot 4 vete qe posedojne liçensen me te larte te trajnimit, ate UEFA PRO dhe gjate dites se sotme, sipas procedures se hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ata kane bere rinovimin e tyre.

Kete liçense e kane aktualisht dy trajneret e ekipit te pare, Brdariç e Plori, ai i ekipit U19 Sinani, por edhe drejtori sportiv Djarmati.

Ka qene vete klubi shkodran qe ka njoftuar per rinovimin e liçensave te tyre duke shkruar:

“Procesi i rinovimit të liçensave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përfshirë edhe trajnerët dhe drejtuesit e klubit tonë.

Ditën e sotme është bërë rinovimi i liçensës UEFA Pro nga drejtori sportiv Matko Djarmati, trajnerët e ekipit të parë Thomas Brdariç dhe Elvis Plori si dhe trajneri i ekipit U19 Vioresin Sinani”.