Gjysmëfinalja e tretë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj, ajo në mes Vllaznisë dhe Tiranës e zhvilluar pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ka dhuruar emocione për të pranishmit, por edhe për ata që e kanë ndjekur drejtëpëdrejtë nga ekranet e RTSH Sport dhe TV Rozafa.

Por ajo që ka në rë, ishte prania e një numri jo të madh tifozësh. Pallati i sportit nuk ka qenë i mbushur as në gjysmën e kapacitetit të tij. Duket një fakt disi absurd sepse kemi të bëjmë me një ekip që pretendon të fitojë titullin kampion i Shqipërisë.

Në fakt, në fundin e takimit nuk kanë munguar as fishekzjarret në “Qazim Dervishi”, nuk kanë munguar as tifozët me shallet kuqeblu, por gjithsesi duhen më shumë të tillë në ndeshjet finale.

Trajneri Kraja dhe djemtë që ai drejton, kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe me siguri që ata do të jenë të pranishëm pasditen e së dielës për finalen e parë ndaj Partizanit. Në fund të fundit, është Vllaznia e tyre ajo që do te triumfoje.
© shkodrasport.com