Ish-trajneri i Tërbunit tashmë drejtori teknik i Besëlidhjes Alert Alcani ka humbur babain e tij, Hysmetit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social ai ka njoftuar se i ati është ndarë nga jeta.
“Më preve krahët bab. Më prishe ritmin e jetës. Nuk kam fjalë, nuk gjej dot si ta përshkruaj këtë dhimbje. Të kisha shok, të kisha shpirt, zemër, pse ma bëre këtë. Do të jesh gjithmonë në zemrën time. Bëhu engjëlli jonë atje lart dhe më drejto nga lart. Do më mungosh bab”, shkruan Alcani.
Kujtojme qe Hysmet Alcani prej shume vitesh ka bere edhe detyren e delegatit te Federates Shqiptare te Futbollit teksa ka qene i pranishem ne shume ndeshje te kategorise se pare, te dyte, te futbollit te femrave apo dhe te moshave.
Te gjithe ata qe kane patur te bejne me te, kujtojne padyshim korrektesen maksimale me te cilen Hysmeti kishte deshire ta bente punen e tij duke treguar me se miri edhe formimin e tij profesional por edhe karakterin njerezor.
Ai u nda nga jeta sot ne moshen 74 vjeçare dhe gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me sinqerta familjes Alcani per humbjen e njeriut te saj te dashur!