Është thelluar skandali që shpërtheu në Spanjë javën e kaluar. Mediat vendase vazhdojnë të përshkruajnë prapaskenat e çështjes në të cilën është përfshirë Enrikez Negreira, prej disa vitesh, deri në vitin 2018, si nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve.

Aktivitetet e tij së fundmi u interesuan në prokurori, e cila zbuloi se Negreira kishte pranuar afro një milion e gjysmë dollarë nga Barcelona në 2016-2018 në këmbim të ofrimit të shërbimeve në formën e “raporteve teknike” dhe konsulencës.

Ndërkohë sot, “El Mundo Deportivo” ka dhënë prova të tjera të shantazhit nga Negreira.

Është një burofax i dërguar në “Camp Nou” nga avokatët e tij, në të cilin ish-nënkryetari i komitetit të arbitrave pretendon se ka punuar me të gjithë presidentët e klubit ndër vite, jo vetëm Bartomeu, por edhe Joan Laporta dhe Sandro Rosell.

Në të, Negreira kërkon më shumë pagesa dhe thekson se mungesa e tyre do t’i shkaktonte “zhgënjim të thellë” pas kaq shumë vitesh lidhje, kaq shumë favore të bëra dhe sekrete të përbashkëta.