Merkatoja e janarit po afron dhe klubet kanë pasur gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të hartuar strategjitë e tyre.

Interi është në kërkim të një mbrojtësi për të përforcuar prapavijën. Profili që bind Marotën gjendet në Firence. Bëhet fjalë për Igorin e Fiorentinës.

Mbrojtësi brazilian vlerësohet 20 milionë euro nga vjollcët, çka nuk është një shifër e vogël për Interin. Por zikaltrit kanë asin në mëngë, i cili është Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar nuk ka mundur të marrë minutat që kishte paramenduar te Interi, prandaj një ndryshim ambienti në janar është tërësisht i mundshëm.

Megjithatë drejtuesit e klubit italian nuk e kanë humbur besimin te Asllani, prandaj mënyra e transferimit është vetëm nëpërmjet huazimit.