Josko Gvardiol, futbollisti që aktivizohet me Leipzig kishte treguar shenja të talentit të tij teksa shfaqej në fushë çdo fundjavë në fushat e Bundesligës gjermane.
Mirëpo, në Botërorin e Katarit me Kroacinë, 20-vjeçari i dëshmoi të gjitha cilësitë dhe për firmën e tij në garë janë hedhur klubet më të mëdha europiane.
Real Madrid prej kohësh kishte ndarë mënjanë 80 milionë euro për Gvardiol, por së fundmi madrilenët duket se do ta kenë të vështirë ta transferojnë për këtë shifër mbrojtësin e Leipzig duke qenë se Manchester City së fundmi kanë rritur së tepërmi ofertë për lojtarin.
Sipas Sky Sports, Manchester City përgatitet të ofrojë plot 110 milionë paund me trajnerin Pep Guardiola që kërkon me çdo kusht mbrojtësin për të rritur edhe më shumë cilësitë e një ekipi që pretendon të vijojë dominimin në Angli, por edhe suksesin në Europë.