Të gjitha klubet e futbollit në botë do të kenë mundësi të kryejnë 5 zëvendësime për çdo ndeshje në të gjitha garat për sezonin e ardhshëm. Vendimi është marrë nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit.
Megjithatë, mbetet në dorën e federatave çdo shteti për të zbatuar këtë vendim.
Në Angli, Federata do të mbajë një mbledhje në 24 korrik për të vendosur përfundimisht nëse do të lejohen 5 zëvendësimet edhe në kompeticionet e futbollit anglez.
Pesë zëvendësimet janë aplikuar thuajse në të gjitha ligat e futbollit pas rinisjes së aktiviteteve futbollistike pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.