Eshte vetem 13 vjeçe, por Viki Tafrruku ka shkelqyer ne kampionatin e te rejave dhe te rritura qe eshte zhvilluara diten e djeshme ne kryeqytet duke u ngjitur plot 7 here ne podium dhe kjo tregon me se miri per vlerat e kesaj sportisteje qe po e perfaqeson ne menyren me te mire te mundshme ekipin e Vllaznise.

E shoqeruar nga trajneri i saj Kol Shiroka, Viki i ka sfiduar notaret me te medha ne moshe dhe kete e ka bere ne menyren me te mire te mundshme. Te mos harrojme se ajo ka moshen per te konkurruar edhe per dy vite te tjera ne garat e femijeve, por ambicjet e saj e shtyne kete here te konkurronte edhe me te rejat dhe te rriturat.

Dhe rezultatet e saj nuk kane munguar. Kane spikatur ato ne garen 50 metra shpine, ku Viki Tafrruku e Vllaznise eshte shpallur jo vetem kampione me te reja, por edhe me te rriturat per vitin 2024.

Ne garen e 400 metrave stil i lire, ka zene vend te pare per te reja dhe te dyte per te rritura. Ne 100 metra stil i lire ka zene vend te dyte per te reja, ndersa ne 50 metra stil i lire ka zene vend te trete si per te reja ashtu edhe per te rritura.

Keto rezultate tregojne me se miri se kemi te bejme me nje sportiste shume te talentuar dhe qe premton per te ardhmen dhe sigurisht qe ne garat e tjera rezultatet e saj do te jene edhe me te larta./www.shkodrasport.com/