Ditën e djeshme janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në peshëngritje për moshat U15 dhe U17, me pjesmarrjen e sportistëve më të mirë të të gjithë vendit, përfshirë këtu edhe ato të Vllaznisë.

Këta të fundit, të drejtuar nga trajneri Artur Lagja kanë bërë një paraqitje shumë të mirë dhe kanë zënë të tre vende të para në peshat ku kanë konkurruar. Për t’u veçuar është peshëngritësi 10 vjeçar Samuel Kola. Ai ka konkurruar në peshën 35 kg i cili arriti të ngrejë 37 kg në shkëputje dhe 50 kg në shtytje.

Po ashtu edhe 11 vjeçari Ensar Prroni ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke thyer edhe disa rekorde dhe nga ana tjetër nuk mund të zhgënjente Antonino Mullisi i cili bëri një tjetër paraqitje fantastike.

Ai jo vetëm ka zënë vendin e parë në peshën e tij, por njëkohësisht ka marrë edhe kupën si sportisti më i mirë i aktivitetit. Në këtë mënyrë mbyllet edhe një tjetër garë e suksesshme për shtangistët e Vllaznisë të cilët konfirmojnë edhe njëherë faktin se e ardhmja e këtij sporti në Shkodër është e sigurtë.(www.shkodrasport.com)

Antonino Mullisi