Djordje Petroviç ishte në portë për Serbinë, ndërsa Shqipëria fitoi 1 me 0 në Leskovac. 26-vjeçari nuk mund të bënte asgjë në goditjen e Manajt ku gjeti rrjetën, ndërsa ndali në fund Bajramin.

Petroviç tha opinionin e tij pas ndeshjes. Gardiani i serbëve pretendon se meritonin më shumë.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer me rezultatin. Meritonim më shumë. Varet nga ne, që të mbajmë kokën lart. Kemi edhe tre ndeshje të tjera.

Ndoshta meritonim më shumë. Patëm më shumë shanse”, u shpreh fillimisht portieri i Serbisë.

Manaj? Mendoj se ai shënoi vërtet një gol të bukur. Nuk është e lehtë të shënosh një gol midis disa lojtarëve. Ai kapi topin me volej.

Situata në minutën e fundit? Nuk kisha asgjë për të humbur.