Po afron java e 32-të e Superiores, por duket se klubet në këtë moment kritik që ndodhet gara, duket se kanë lojtarë të cilët janë të pezulluar si rrjedhojë e kartonëve të verdhë dhe të kuq.

Bëhët fjalë për 6 ekipe të Superiores dhe në total tetë lojtarë që nuk janë në dispoicion të stafeve të tyre për takimet e fundjavës…

“Partizani, Kastrioti dhe Skënderbeu janë skuadrat më të penalizuara. Esat Mala dhe Jurgen Bardhi kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe trajneri Ilir Daja duhet të mendojë për ndryshimet në formacion në duelin me Skënderbeun.”

“Korçarët gjithashtu kanë dy të pezulluar, mbrojtësi Leard Sadriu dhe Dumfour, prej kartonëve të verdhe. Edhe te Kastrioti është e njëjta situatë. Silvester Shkalla ka bërë 4 të verdhë, kurse Indrit Prodani u ndëshkua me karton të kuq kundër Skënderbeut.

Nga një mungesë do të kenë këtë javë edhe Tirana, Laçi dhe Bylisi. Kampionëve u fuqi u mungon Jurgen Çelhaka, kurbinasve Julian Shehu, kurse ballshiotëve nigeriani Frenklin Ntephe…

Sa i takon ndeshjes Kukesi- Vllaznia qe do te luhet te premten, shikohet qe asnjeri ekip nuk do te kete mungesa lojtaresh per arsye kartonash.