Vllaznia luan nesër në 16:45 me Skënderbeun në “Loro Boriçi”. Dueli vlen për javën e 13 të Superligës, me dy skuadrat që vijnë nga fitoret respektive në mesjavë.
Për vendasit, Brdaric nuk do ketë gati dy lojtarë, teksa në formacion parashihen tre ndryshime.
Heric do marrë vendin e të pezulluarit Krymi në mesin e fushës, duke u vendosur krah Jonuzit dhe Da Silvës. Edhe mbrojtja ka probleme, me Gurishtën që për shkak kartonash mbetet jashtë.
Fangaj dhe Kruja luftojnë për një vend titullari, teksa Aralica rikthehet në sulm. Kroati mungoi me Partizanin për shkak të ndëshkimit me karton të kuq dhe në vend të tij u fut Djurdjevic./newsport/