Shqipëria është kualifikuar për Kampionatin Europian 2024 në Gjermani, si dhe mban vendin e parë në grup.Trajneri Sylvinho e konsideron një ëndërr pjesëmarrjen në Euro 2024, por thotë se Shqipëria duhet të mësohet që të luajë vazhdimisht në Europian dhe në Botëror.

I ftuar në studion e Opinion në Tv Klan, tekniku brazilian theksoi se kombëtarja e kuqezinjve duhet të vazhdojë të përmirësohet.

Blendi Fevziu: Ju s’besoj se duhet të keni frikë nga Italia?

Sylvinho: Janë të gjitha të vështira. Unë kam nderin që po shkoj atje.

Blendi Fevziu: Cilat janë skuadrat për të cilat nuk do doje të përballeshe?

Sylvinho: Portugalia po luan, edhe Spanja… janë të gjithë të fortë.


Blendi Fevziu: Ju mendoni që ne e kemi bërë detyrën?

Sylvinho: Jo, do duhet të përmirësohemi por gjithmonë me këmbë në tokë, duhet të fillojmë të bëjmë një rrugëtim që të mësohemi të luajmë në Europian, botëror, të ecim ngadalë-ngadalë.

Blendi Fevziu: Në 2004, Greqia, një skuadër modeste, u bë kampione e Europës. Ishte surprizë? A mund të ëndërrojnë shqiptarët një histori të tillë?

Sylvinho: Në këtë moment për mua sot është një ëndërr. Të dalësh aty. Një ndeshje më përpara ne ishim të kualifikuar. Ne duhet të mendojmë të përmirësohemi, të bëjmë një figurë të mirë dhe mund t’ja arrijmë. Kemi lojtarë të fortë që luajnë në kampionate të rëndësishme.