Sonte u luajt edhe ndeshja e rradhës në kampionat mes Vllaznisë dhe Egnatias. Takim që përfundoi në shifrat 1-1. “Shkodra Sport” sjell edhe disa “pikante” të takimit që u mbyll para pak orësh.
-Prani shumë e pakët tifozësh, kjo ndikuar nga moti i ftohtë në Shkodër.
-Një pankartë dedikuar Ramazan Rragamit që u nda para pak ditësh nga jeta me shkrimin: “Legjendat nuk vdesin kurrë”.
-Një fanellë speciale për Ardit Krymin. Mesfushori mbush 200 ndeshje me kuqeblutë në kampionat.
-Ka një moment frike tek Vllaznia që në fillim ku Diagne ka një dëmtim. Senegalezi vendos ta provojë edhe njëherë duke hyrë në fushë.
-Minuta 14-të, Vllaznia humb një rast të pabesushëm ku Aralica e Djurdjeviç më pas nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë.
-Protesta të Egnatias ku në një moment kur pretendonin për faull në favor të tyre. Arbitri jep faull për Vllazninë dhe karton të verdhë për Maganin.
-Portieri Zogoviç në një moment nxehet tek zona e tij. Duke parë edhe motin e ftohtë në stadium.
-Shpërthen në gëzim Egnatia, Ademi pas një inkursioni personal shënon një gol mjaft të bukur. Gol që irriton tifozët shkodranë me ekipin e tyre.
-Brdariç shumë aktiv duke dhënë udhëzime për skuadrën e tij. Nga ana tjetër Ramadani pavarësisht se qëndron thuajse gjatë gjithë kohës në këmbë duket shumë i qetë.
-Ka një diskutim për të goditur një gjuajtje të lirë. Kruja dhe Da Silva diskutojnë mes tyre dhe në fund gjuan brazilani i cili e çon topin mbi traversë.
-Zëvendësim i trefishtë tek Vllaznia. Dalin nga fusha Bulatovic, Djurdjevic dhe Kruja. Aktivizohen Çoba, Hakaj dhe Mustedanagic.
-Zogoviç bën një ndërhyrje vendimtare me këmbë ku Jackson i vetëm përballë tij “hipnotizohet” nga malazezi. Duartrokitje për gardianin kuqeblu.
-Krymi shënon në ndeshjen e tij të 200-të. Goli i parë këtë sezon për mesfushorin.
-Ka duartrokitje për Shtubinen në rastin e aktivizimit të mesfushorit shkodran.
-Në fund zhgënjim tek tifozët shkodranë që kontestojnë skuadrën e tyre që tashmë duket shumë larg titullit kampion. Ndërsa tek Egnatia janë të kënaqur pasi marrin një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.
Endri ÇINARI