Vllaznia ne basketboll per meshkuj peson edhe nje tjeter humbje ne kampionat dhe e sheh veten duke rreshqitur gjithnje e me poshte kur kane mbetur edhe gjashte ndeshje deri ne fund te tij. Mbremjen e sotme kuqeblute jane mundur me rezultatin 88-121 nga Tirana ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Duhet thene se ndeshja ka nisur mire dhe ne dy periodat e para ka patur rivalite. 10 minuteshi i pare madje u mbyll ne shifrat 26-25 ne favor te Vllaznise nderkohe qe e dyta mbyllet 29-29 dhe ne kete menyre dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje epersi prej 1 pike ne favor te vendasve.

Por vetem kaq. Ne perioden e trete “zgjohet” Tirana qe edhe fale perberjes se saj me te plote ka arritur ta fitoje ate 35-13 dhe po ashtu edhe te katerten 32-20 duke fituar edhe krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 121-88.

Pikeshenuesi me e i mire i Vllaznise ne kete ndeshje ka qene amerikani Tavis Geremiah Smith me 23 pike te shenuar dhe pas tij amerikani tjeter Eric Eugene Cooper me 22 pike ndersa i treti ka qene Elian Memçaj me 16 pike.

Pas javes se 14-te te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 15 pike dhe eshte e pozicionuar ne vendin e fundit te renditjes, nderkohe qe rivali i saj me i afert eshte Apolonia me 19 pike./SHKODRA-SPORT.COM/