Lacio mori një fitore të madhe kundër Napolit mbrëmjen e djeshme. Tre pikë mjaft të vlefshme, që shijojnë edhe më shumë nga fakti se erdhën përballë kundërshtarit më në formë në Serinë A.

Elseid Hysaj ka zhvilluar një lojë të shkëlqyer kundër ish-skuadrës së tij dhe këtë e dëshmojnë edhe statistikat e regjistruara prej tij.

Në statistikat e nxjerra nga Liga e Serisë A, Hysaj është “mbrëti i rekuperimeve“ në ndeshjen e mbrëmshme. Shkodrani numëron 6 rekuperime në tërësi, më shumë se kushdo tjetër në fushë.

Gjithashtu ai është futbollisti që ka luajtur më shumë topa përgjatë ndeshjes, 63 të tillë, dy më shumë se Luis Alberto./Sport Ekspres/