Sonte u luajt ndeshja mes Vllaznisë dhe Kastriotit për javën e 9-të të Superligës. Takimi përfundoi në shifrat
“Shkodra Sport” sjell edhe disa “pikante” të takimit që u mbyll me fitoren e shkodranëve.

-Prani e pakët tifozësh në “Loro Boriçi”. Duket se rezultatet e fundit negative kanë zhgënjyer mbështetësit kuqeblu që nuk ishin të shumtë në shkallët e stadiumit.

-Nuk mungon një pankrartë nga tifozët jashtë Shkodrës ku nga Diaspora në stadium është shpalosur shkrimi : “N’ty mendoj kur agon drita, n’ty mendoj kur soset dita”.

-Lojë e rëndë e futbollistëve të Kastriotit në minutat e para. Diçka e tillë konstestohet nga stafi i Vllaznisë, por edhe tifozët.

-Altruizëm i “tepruar” nga Aralica ku në një moment ku duhet të godiste portën, pason tek Latifi i cili gabon.

-“Show” i trajnerit Ndreu i cili i hakërrehet Kodrës për një vendosje të gabuar të tij.

-Në një moment që topi po del jashtë ka një “duel” mes Ndreut dhe Brdariç kush ta zotërojë sferën. Topin e merr trajneri i Kastriotit i cili e hedh tek pankina e tij. Veprim që irriton tifozët.

-Ardit Hoxhaj humbet një rast shumë të pastër. Vlonjati nuk iu beson syve, por tifozët e duartrokasin sulmuesin duke i dhënë kurajo.

-Tifozët “kapen” me Ndreun duke vërshëllyer disa herë.

-Ndërkohë nuk mungojnë as batutat që i drejtohen futbollistëve të Kastriotit me fjalët “shtrihuni si sezonin e kaluar”.

-Arbitri kryesor vonon shumë në marrjen e vendimit për golin e Ajazit të Kastriotit. Gjë që nervozon të pranishmit.

-Bulatovic rikthehet pas dëmtimit. Mbrojtësi malazez aktivizohet në minutat e fundit të ndeshjes duke bërë edhe debutimin sezonal në Superligë.
Përgatiti: Endri ÇINARI