Ditën e sotme në Korçë do të grumbullohet ekipi kombëtar i basketbollit të femrave të Shqipërisë. Grumbullim ky që bëhet për dy ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikueset e Eurobasket 2019.

Trajnerët Viron Toska dhe Lediana Koçi, kanë bërë pubbetarjlik edhe listën e lojtarëve të grumbulluara për këto dy ndeshje.

Ajo që të bën përshtypje se në listën prej 13 sportistesh, bëjnë pjesë edhe dy basketbolliste të ekipit të Vllaznisë dhe pikërisht Klea Verri dhe Silvi Sinani. Ja lista e plotë e kombëtares tonë:

Lojtaret (Ekipi) :

1. Eliverta BUJARI (SH.K.B.T.F)

2. Xhesika TOSKA (SH.K.B.T.F)

3. Klea VERRI (Vllaznia)

4. Elektra ZYKAJ (SH.K.B.T.F)

5. Enxhi XHANAJ (SH.B.T.F)

6. Ornela LALAJ (SH.B.T.F)

7. Gera BUJARI (SH.K.B.T.F)

8. Jelena NIKPALJEVIC (SH.B.T.F)

9. Adelajda ALIAJ (Flamurtari)

10. Aida PALKO (Flamurtari)

11. Dea HASANAJ (Flamurtari)

12. Silvi SINANI (Vllaznia)

13. Sara GJONI (SH.B.T.F)

Ndeshja e parë është ajo që Shqipëria do të luajë me Hungarinë më datë 17 nëntor në ora 17.00 në sallën sportive “Feti Borova” të kryeqytetit.