Sfida e nesërme e kampionatit gjerman të futbollist midis Augsburgut dhe Bayern Munich do të gjykohet nga një gjyqtare femër.
Bibiana Streinhaus është caktuar për të administruar takimin e javës së 22-ë të Bundesligës. Vendimi është marrë nga federata gjermane duke i besuar 39-vjeçares takimin e nesërm.
Steinhaus është arbitre e FIFA-s që prej vitit 2005, ndërsa në Bundesligën gjermane arbitron që prej 2017.
Ajo ka arbitruar në karrierë dhe finalen e Champions League për femra para dy vitesh. Profesioni i saj jashtë futbollit është inspektore policie./newsport/