Flamurtari do të hedhë në gjyq Ernest Gjokën. Ish-trajneri fitoi gjyqin e dytë në FSHF, sipas të cilit klubi vlonjat i detyrohet 26 mijë euro.

Në një reagim të dhënë dje për “Panorama Sport”, administratori Sinan Idrizi deklaroi se kontrata e Gjokës ka qenë 50 mijë euro dhe 30% duhet t’i derdhte në Tatime. Por kjo nuk ka ndodhur dhe ekzekutimi është bërë bruto, kur duhet që të ishte neto.

“Përgjigjja që na ka kthyer Ministria e Financave. Do të shkoj në gjyq me patjetër. Unë fola me Drejtorinë e Tatimeve dhe shuma që këta kanë paguar është shumë që ka ardhur në ekzekutim bruto, kur duhet të ishte neto.

Që do të thotë kontrata, e zotërisë ka qenë 50 mijë euro bruto, aty nuk ka detyrim tatimor të derdhur. Domethënë, 30% te kontrata duhet të derdhën në Tatime. Gjoka i ka marrë lekët e së parës dhe së dytës.”