onte u luajt edhe ndeshja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut për javën e 13-të të kampionatit. Rezultati i takimit ishte 2-0 për kuqeblutë. “Shkodra Sport” sjell edhe disa të “veçanta” të ndeshjes që u zhvillua në “Loro Boriçi”.
-Moti i ftohtë duket se “tremb” tifozët që nuk janë të shumtë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.
-E veçantë me kapitenin e Vllaznisë ku pas mungesa të Krymit dhe Gurishtes, shiriti kalon në krahun e Arsid Krujes.
-Ka një moment ilariteti në mes tifozëve ku arbitri kryesor Bastari ngatërrohet me këmbët e tij dhe rrëzohet në fushë.
-Brdariç në një moment i “vërsulet” Heriç i cili nuk mbulon një zonë bosh në fushë.
-Tifozët “kapen” shpesh me Zguron duke i kujtuar edhe sjelljet e ndeshjes së shkuar.
-Sërish Zguro protagonist i cili bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Jonuzit. Stafi i Vllaznisë kërkon ndëshkim për pogradecarin.
-“Shkëndija” në distancë mes Memellit dhe Lekiqit që shkëmbejnë fjalë mes tyre.
-“Paqe” më në fund ku Zguro i zgjat dorën trajnerit Brdariç.
-Ka hatërmbetje nga Djurdjevic në momentin e zëvendësimit kur në fushë futet Aralica. Trajneri Brdariç mundohet ti shpjegojë zëvendësimin lojtarit nga Maqedonia e Veriut.
-Entuziasëm në fund kur Vllaznia shënon golin e dytë me Aralicen. Përgëzimet më të mëdha për Çoben që jep asistin për golin e kroatit.
-Ka edhe tifozë që “pushtojnë” fushën në përfundim të takimit. Por që neutralizohen nga ana e forcave të sigurisë.
Endri ÇINARI







