Ne ndeshjen e djeshme Vllaznia- Teuta ka patur edhe disa momente te cilat kane qene pikante dhe kane marre vemendjen e te gjitheve.

Pas daljes nga loja të Renato Arapit, shiritin e kapitenit te Teuta e mori mesfushori Emiliano Vila. Në minutën e fundit të pjesës së parë, durrsaku u tërbua me portierin Frashëri, pikërisht në momentin që ky i fundit doli në mënyrë të gabuar në zonë dhe për pak Hoxhaj shënoi për Vllazninë.

Duke i bërtitur dhe bërë gjeste, Vila u revoltua për daljen e portierit. Ndërkohë, në pjesën e dytë, një tjetër Vila, Lorenco, u përplas me Gurishtën pas një faulli të këtij të fundit në anësore.

Ka panik për momentin, por durrsaku më pas vazhdoi lojën normalisht. Ndërsa në kohën shtesë të ndeshjes, Ardit Krymi u kap me Rustem Hoxhën.

Lojtarët u shtynë me duar, ndërsa shkodrani mori karton të verdhë. Ishte një moment nervozizmi në zhvillimet e një goditjeje këndi.