Klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e mbyllur në shifrat 1-2 për bardheblutë ishte ndeshja që hapi edhe javën e 25-të të Superligës. Përveç asaj çfarë dhuruan dy ekipet në fushën e lojës, “Shkodra Sport” sjell edhe disa “pikante” të sfidës.

-Ka një interesim të kënaqshëm të tifozëve në stadium. Nuk mungojnë ad mbështetësit e Tiranës që kishin udhëtuar nga kryeqyteti.

-Një mbipopullim i tribunës C5 në “Loro Boriçi”. I njohur si sektori i ultrasve ishte më i populluar se zakonisht.

-Një superpankartë e tifozëve të Vllaznisë që paralajmërojnë të gjithë se tashmë ata janë rikthyer.

-Bie në sy menjëherë vendosja e Fallou Diagne. Qendëmbrojtësi senegazlez shihet në pozicionin e mesfushorit para mbrojtjes, në dyshe me Krymin.

-“Shpërthen” “Loro Boriçi” në minutën e 7-të. Shënon Aralica dhe tifozët shkodranë janë në delir të jashtëzakonshëm.

-Ndërkohë edhe sulmuesi 20-vjeçar i Tiranës, Aldi Gjumsi shihet në një rol të ri. Numri 17-të aktivizohet si mbrojtës i djathtë në klasike.

-Stafi i Vllaznisë shumë i revoltuar kur Hoxhallari ndërhyn ashpër ndaj Çobes. Kërkojnë karton për kapitenin bardheblu.

-Liridon Latifi gabon penalltinë. Ky ishte gabimi i tij i parë nga 11 metrat këtë sezon ku i kishte shënuar 5 paraardhëset.

-Arsid Kruja shpëton një gol thuajse të sigurtë në portën e Vllaznisë. Futbollisti merr përgëzimet e tifozëve duke u vlerësuar si një prej më të mirëve në fushë.

-Trajneri Brdariç i tërheq vëmendjen mbrojtjes që të vendosen në linjë të drejtë për krijimin e pozicionit artificial jashtë loje.

-I pari që del nga dhomat e zhveshjes pas pushimit 15 minutësh është Visar Bekaj. “Gardiani” i Tiranës del para kohe nga pushimi duke bërë një nxehmje 2-3 minutëshi me trajnerin e portierëve bardhebluxm, Alfred Osmani.

-“Show” i tifozëve kuqeblu që shpalosin një tjetër keorografi interesante.

-Super gjuatje e Mustedanagic nga distanca nga një goditje dënimi. Bekaj bën mrekullinë duke devijuar sferën që po shkonte drejt rrjetës.

-Duartrokitje për Çoben në momentin që ky i fundit lë fushën për Djurdjevic.

-Irritim i jashtëzakonshëm i Thomas Brdariç i cili kërkon faull për Djurdjevic, por kryesori Jorgji akordon të verdhë për trajnerin gjermani.

-Një grindje në fund mes Aralices dhe Behiratches. Sherri shuhet shpejt nga anëtarët e dy skuadrave.

-Në fund ka gëzim tek Tirana që vazhdon e sigurtë drejt titullit kampion. Ndërsa tek Vllaznia zhgënjim dhe komplikim i objektivave për kualifikim në Europë.
Endri ÇINARI