Luan Pinari është ndër të paktët futbollistë që ka pasur mundësinë të luajë për 3 ekipet e kryeqytetit, Dinamon, Partizanin dhe Tiranën. Ish-mbrojtësi nuk nguron t’i kujtojë me nostalgji vitet e kaluara në të 3 skuadrat, ku secila prej tyre ka specifikën e saj.

Në një intervistë speciale për ‘’Sport News Plus’’ të moderatores Enxhi Biba, ish-mbrojtësi ka bërë një analizë për gjendjen aktuale të 3 ekipeve të kryeqytetit, ndërsa në fund nuk nguron të japë një vlerësim të veçantë për Superiores, pas mbylljes së fazës së parë.

Natyrisht qe nuk mund te mungonte edhe nje vleresim per Vllaznine e ketij sezoni per te cilen ka thene:

”Te Vllaznia kishim pritshmëri të tjera, por te Teuta e prisnin me zhvillimet që pati në merkaton e verës. Iu larguan lojtarët kyç, por dhe Vllaznia që kishte stabilitet, bëri lëvizje në repartin e mbrojtjes ku nuk duhej.

Ka afruar lojtarë cilësore, por s’ka gjetur stabilitetin e vjetshëm. Por këtë vit të gjithë po e marrin seriozisht Vllazninë, ndryshe nga vjet. Tetuta aty është, është afër po e penalizon që luan jashtë Durrësit”.