Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka gëzuar tifozët e kuqezinjve me deklaratën e tij të fundit. Tekniku i kuqezinjve ka bërë të ditur se firma në kontratë nuk është lajmi i vetëm i mirë i javës për Rafael Leaon, pasi që të dielën ai i bashkohej grupit për të qenë i gatshëm për duelin e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj Interit.
“Dëmtimi i Benaser nuk duhej, si për momentin e sezonit, ashtu edhe për situatën e krijuar nga humbja. Leao kundër Specias nuk do të jetë, por të dielën duhet të kthehet me grupin dhe të jetë e gatshëm për kthimin ndaj Interit.
E njëjta gjë vlen edhe për Kruniç e Mesias. Katër ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për sezonin tonë, duhet të fitojmë katër ndeshje për të shkuar në Ligën e Kampioneve edhe në sezonin e ardhshëm”, tha ai për “Milan TV”.
“Me Interin mund të fitojmë, por do të duhet në paraqitje perfektë. Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen e ndeshjes së parë dhe rezultatin. Tani duhet të mendojmë që të fitojmë ndeshjen, kemi cilësitë dhe potencialin për ta bërë një gjë të tillë. Për t’ia dalë, do të duhet të besojmë deri në fund dhe të bëjmë paraqitjen perfektë”, deklaroi trajneri i Milanit.