Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, ka shfrytëzuar përmbysjen spektakolare të skuadrës së basketbollit të Realit të Madridit kundër Partizanit të Beogradit në Euroligë për të frymëzuar shokët e tij.

“Los blancos” udhëtojnë të mërkurën e ardhshme në Mançester për takimin e kthimit në Champions përballë Sitit (1-1 në Madrid) ku do të kërkojë një vend në finalen e Stambollit.

Pikërisht duke marrë shkas nga çmenduria e basketbollistëve të Realit, Vinicius, në rrjetet sociale, ka shkruar: “Kjo fanellë, kjo stemë, tregon madhështinë e saj në çdo sport.

Kjo tregon se për Realin e Madridit nuk ka asgjë të pamundur. Plot frymëzim në Mançester”.