Ish-lojtari i Milanit, Juventusit dhe Interit, Andrea Pirlo foli dje për “Sky Sports” për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, kryesisht për sfidën mes Napolit dhe Liverpulit.
Pirlo është optimist për kualifikimin e Napolit, pavarësisht se luhet në një fushë shumë të vështirë si ajo e “Anfield Road”.
“Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit. Në fillim, ndoshta Napoli nuk besonte në kualifikim, por tani ata kanë mundësi dhe kanë gjithçka në duart e tyre.
Napoli shkoi në Paris dhe luajti një ndeshje të shkëlqyer, duke treguar se janë një skuadër shumë e fortë dhe që duhet të merren në konsideratë nga të gjitha ekipet evropiane”,- përfundoi Pirlo./vipsport/