Juventusi u rikthye me fitore pas pauzës së kombëtareve, teksa falë dy golave të Kristiano Ronaldos mposhti në shtëpi Kaljarin me rezultatin, 2-0. Pas ndeshjes, u shfaq i lumtur trajneri Andrea Pirlo, i cili u shpreh se loja ishte e një niveli të mirë, ndërsa “përkëdheli” CR7 duke u shprehur se ai është djaloshi i skuadrës. Sa i përket Dibalës, tekniku shtoi se ka qenë me antibiotikë prej virusit dhe sapo të jetë në formën e duhur, do ta vendosin në rolin e tij.
“Dibala është një sulmues, ose sulmues i dytë, sapo të jetë na formën më të mirë do ta vendosim në pozicionin e tij ideal. U duk më mirë, pas ditëve të tëra me antibiotik.
Ronaldo është një profesionist i madh, stërvitet në maksimum, është një shembull dhe këtë e tregon në çdo ndeshje. I them të vazhdojë kështu, nqse shënon nga dy për ndeshje atëherë ka pak për të thënë. Duhet ta mbajmë në këtë ritëm, ai është djaloshi ynë dhe duhet ta shtrëngojmë fort. Gjithnjë më ka dhënë gatishmërinë e tij”, u shpreh Pirlo. /VipSport/