Me sa duket ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo raportohet se do të ofrohet si pjesë shkëmbim për të marrë Neymar. Lojtari i përfaqësueses portugeze siguroi Ballon d’Or e pestë në fillim të muajit duke barazuar Lionel Messi-n. Por me sa duket kohës së tij te Real po i vjen fundi me klubin spanjoll që nuk ka ndërmend të paguajë rrogën e re të propozuar nga portugezi. Presidenti Florentino Perez kërkon ta përfshijë në operacionin që do të sillte në Bernabeu një lojtar më të ri dhe të etur për trofe.

Dhe raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë se Ronaldo do të ofrohet si një pjesë shkëmbimi për të arritur marrëveshjen me Neymar të Paris Saint-Germain.

Sipas Diario Gol, Perez kërkon të nënshkruajë sa më shpejt me brazilianin.Ai është gati të ofrojë Ronaldo-n, plus 100 mln euro për skuadrën franceze.telesport/