HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPlas debati në studio, Duro i kthehet Lilës: Ishalla nuk më ec...

Plas debati në studio, Duro i kthehet Lilës: Ishalla nuk më ec mua dhe merre ti ekipin

Përfundimi i ndeshjes mes Kukësit dhe Egnatias është shoqëruar me një debat të vogël në distancë mes Andi Lilës në studion e “Oversport” dhe të Shpëtim Duros në lidhje direkte. Mes të dyve kishte një shkëmbim batutash që në një moment u nervozua dhe kishte thumbime e kundërpërgjigje.

DEBATI

Lila: Për mendimin tim në këto 8 javë të para skuadra e Egnatias ka prodhuar me të vërtetë lojëra mjaft të mira, gjithashtu në 5 ndeshje…

Duro: Andi, ishalla nuk më ec mua dhe merre ti ekipin. Unë e shoh nga brenda tashti…

Lila: Jo, unë nuk do të marr ekip dhe nuk kam konflikt interesi. Unë jam i drejtpërdrejtë.

Duro: Po ça të them tashti, unë e dhashë përgjigjen e ti do të vazhdosh prapë. Ajo është në vend të parafundit tashti ti më thua mua “kanë qenë mirë, s’kanë qenë mirë”.

Lila: Por në 5 ndeshje nuk kanë pësuar asnjë gol, kjo është. Unë shpresoj shumë që Egnatia të ecë sa më mirë, por disa gjëra që janë të vërteta unë do ti them.

Duro: Të vërteta por unë t’u përgjigja. Ka lojtarë por është ndërtuar struktura e skuadrës jo mirë. Sepse ka shumë organikë, shumë popullim në reparte që duhet të kenë shumë më pak. Unë shqip po flas, s’po them që janë lojtarë të këqij”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments