Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPlas në Qipro, Anorthosis akuzohet se trukoi ndeshjen kundër Laçit

Plas në Qipro, Anorthosis akuzohet se trukoi ndeshjen kundër Laçit

Nuk është vetëm Shqipëria vendi ku tifozët kanë humbur besimin te futbolli i pastër, qoftë sa u përket garave kombëtare, e gjithashtu përfaqësimit të klubeve në kompeticionet e UEFA-s.

Rasti më i fundit që ka tronditur Qipron është humbja 1-0 e klubit të njohur në vendin ishullor, Anorthosis Famagusta, pikërisht në ndeshjen e kthimit ndaj Laçit, të vlefshme për turin e parë të Ligës së Europës.

Një parashikim në kokë i rezultatit të LaçiAnorthosis (1-0, luajtur më 19 korrik), dhënë nga një faqe në “Facebook” që u vjen në ndihmë bastexhinjve, ka marrë përmasat e një skandali në vendin ishullor.

Mediat qipriote raportojnë se sikur të mos mjaftonte dështimi spektakolar në turin e parë, Anorthosis duhet të përballet tashmë edhe me akuza për trukim, që vijnë nga faqe “pirate” në rrjetet sociale.

Faqja “Consulence Sportive 24/7” në “Facebook”, në orën 15:27 të datës 19 korrik, ftonte bastexhinjtë të luanin në loto ndeshjen Laçi-Anorthosis me rezultat në kokë 1-0.

Madje, ky informacion shitej si 100 për qind i sigurt. Takimi niste në orën 17:00 në stadiumin e Laçit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments