Ekipi i Partizanit ka fituar diten e djeshme Kupen e Federates Shqiptare te Volejbollit duke mundur ne finale ekipin e Tiranes me rezultatin 3-1. Ne parket vertete ka qene nje “derbi” ne mes dy ekipeve kryeqytetase, ne fakt ka patur edhe nje “derbi” shkodranesh.

Kjo sepse ne te dy ekipet ka patur volejbolliste nga ky qytet. Tek Tirana kane qene pjese e saj lojtaret Leda Preçetaj dhe liberoja Stela Kiri. Nderkohe ne rradhet e Partizanit luan shkodrania tjeter Klavia Petëza.

Tre ish- volejbollistet e Vllaznise tashme jane pjese e ketyre dy ekipeve rivale dhe po e thone si duhet fjalen e tyre. Dhe Petëza ne fakt ka spikatur ne finalen e djeshme duke e ndihmuar skuadren e Partizanit ta fitonte kete trofe.

Ajo eshte vleresuar njekohesisht si nje nga lojtaret me te mira te ketij kompeticioni ne pozicionin e saj dhe prandaj fitorja edhe e ketij trofeu, i ka shijuar shume. Per fat te keq, larg Shkodres, megjithate ne aspektin personal ajo eshte e lumtur sepse gjerat po i ecin mire ne karrieren e saj./SHKODRA-SPORT.COM/