Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREPlas skandali në Kategorinë e Parë, futbollisti afrikan gënjen për moshën me...

Plas skandali në Kategorinë e Parë, futbollisti afrikan gënjen për moshën me 8 vite diferencë

Ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në klubin e Luftëtarit. Mediumi “Top Channel” ka nxjerrë në “dritë” mashtrimin për moshën nga sulmuesi i ekipit gjirokastrit Kalonji Nyanguila. Në bazë të sistemit të regjistrimeve në Qipro, fubollisti në fjalë rezulton i lindur më 1997.

Prej vitit 2024, kongoleze Nyanguila ka “zbarkuar” në Shqipëri me një tjetër pasaportë, teksa viti i lindjes korrespodonte me 2005-ën, pjesë e një ekip në Kategorinë e Dytë. Vetëm pas 6 muajësh qëndrimi në vendin tonë, transferohet te Llapi në Superligën e Kosovës.

Jo pas shumë kohësh, sulmuesi nga Republika Demokratike e Kongos i bashkohet Partizanit U-19. Prej shtatorit të këtij viti, Kalonji Nyanguila është pjesë e ekipit të Luftëtarit në Kategorinë e Parë.

Qëllimi i kësaj “skeme” koçidon me përfitim personal prej lotarit, i cili kërkon të “tregëtohet” si talent në klubet e interesuara. Në historinë e futbollit botëror ka pasur raste të ngjashme si Luciano, Emmanuel Adebayor apo Kolo Toure.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments