Nese ne Shkoder arbitroi nje estoneze, javen e ardhshme sfiden Fortuna- Vllaznia ne Danimarke do ta drejtoje nje italiane. Keshtu ka vendosur diten e sotme UEFA per bluzat e zeza qe do te gjykojne ne sfiden e kthimit te turit te dyte te “Uefa Women’s Champions League” ne mes nenkampiones se Danimarkes dhe kampiones se Shqiperise.

Ajo qe do te vendose drejtesi ne kete perballje eshte pikerisht italiania Maria Marotta. 35 vjeçarja eshte prej vitit 2016 arbitre e FIFA-s dhe gjate kesaj periudhe ka drejtuar ne disa kompeticione te rendesishme.

Marotta do te kete ndihmen e asistenteve Francesca di Monte dhe Tiziana Trasciatti nderkohe qe arbitre e katert do te jete italiania tjeter Valentina Finzi.

Vezhguese e arbitreve te ketij takimi eshte caktuar qipriotia Sofia Karagiorgi dhe delegate e UEFA-s malazezja Aleksandar Ana Raspopoviç. Vllaznia ka objektivat e vete ende per kualifikim dhe padyshim qe do te kerkoje nje arbitrim korrekt ne perballjen e te merkures se ardhshme pasi ne ndeshjen e pare ne kampin shkodran ka patur pakenaqesi per penalltine e dhene dhe qe vendosi fatin e ndeshjes.
www.shkodrasport.com