Në Astana të Kazakistanit gjithçka është gati tashmë për ndeshjen e nesërme në mes ekipit vendas me të njëjtin emër dhe Vllaznia U19, e vlefshme për “Uefa Youth League”.

Pak minuta më parë është zhvilluar edhe mbledhja e zakonshme e dy klubeve me përfaqësuesit e Uefa-s. Siç kemi bërë të ditur, delegat i këtij institucioni për këtë ndeshje është rumuni Daniel Paul Zaharia.

Në këtë mbledhje siç dihet flitet vetëm për ndeshjen, masat organizative por edhe diskutohen për uniformat me të cilat do të luajnë dy ekipet dhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me ndeshjen.

Përfaqësues të Vllaznisë në këtë mbledhje kanë qenë dy drejtuesit e Akademisë, Qashif Hoxha e Alban Neziri si dhe trajneri Luan Zmijani.

Sipas përfaqësuesit të UEFA-s, nga kampi shkodran gjithçka ka qenë OK-i sa i takon bazës materiale dhe çdo detaji tjetër që ka patur të bëjë me ndeshjen.
© shkodrasport.com